Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 3”.
Të dënuar nga Gjykata, për vepra të ndryshme penale, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. B., 37 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka njohur vendimin e Gjykatës Rajonale Feldkrich/Austri e cila e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin S. B., 53 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin L. H., 47 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
