Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Z., 32 vjeç, pasi sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A dhe Sh. J, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njera-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D dhe N. D, pasi
dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin E. P.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit E. D., 26 vjeç dhe F. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasve J. K dhe T. P, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt.
Më datë 13.01.2026, një 38-vjeçare, kallëzoi se në anë të profileve fals i kanë shpërndarë foto të saj. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin R. B., 43 vjeç, banues në Pogradec, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit grek E. K., 30 vjeç, banues në Greqi, u gjet në një valixhe dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. K.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., 30 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit, për dhënien e dokumentit të identifikimit, dhe ka prishur qetësinë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. B., 29 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit P. R., duke e mashtruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 10.01.2026, për largimin nga banesa të shtetases E. R., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, bëjmë me dije se kjo shtetase u gjet dhe u kthye në banesën e saj.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Patos, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin A. Y., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 46-vjeçareje, nëpërmjet mashtrimit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. F., banues në fshatin Bishan, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas;
-K. Ç., 31 vjeç, dhe K. H., 28 vjeç, të dy banues në Fier, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 39-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 52 vjeç, dhe P. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, shtetasi L. M. ka kanosur me sëpatë, shtetasin P. D., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar shtetasit L. M., mjetin bujqësor (zetor).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë/Dje, në fshatin Ardenicë, shtetasi A. B., 64 vjeç, duke punuar tokën, me mjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Fier/Rreth orës 09:00, në fshatin Levan, shtetasi P. M., 45 vjeç, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.
DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Gjurmimi”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga bashkëpunimi me partnerët italianë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
-E. F., 23 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Xh., 32 vjeç, banues në Francë, pasi tentoi të hynte në RSh, nëpërmjet PKK Kakavije, duke paraqitur një dokument të shtetit grek, të dyshuar të falsifikuar, i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 13.01.2026, rreth orës 14:00, është gjetur në një stan në fshatin Dhëmblan, trupi i pajetë i shtetasit S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Anë Vjosë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Peqin
Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.
Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë në banesën e shtetases E. T., ku kishte hyrë për të vjedhur dhe u arrestua shtetasi:
A. R, 46 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, para një kohe të shkurtër nga kapja në flagrancë, ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën e shtetases E. T.
Mjeti (darë) që dyshohet se i arrestuari e përdorte për të kryer vjedhjet dhe sendet e vjedhura të cilat u gjetën në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 20 vjeç, dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një shtetas 16 vjeç.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet për vlerësim, në Prokurori, për këto ngjarje:
-gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Ishull Lezhë, janë dëmtuar 2 elektricistë, shtetasit E. A., 63 vjeç dhe Gj. M., 58 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-dyshohet se si pasojë e një defekti, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Shëngjin. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-shtetasi F. Sh., 64 vjeç, punonjës në një karburant, dyshohet se është konfliktuar verbalisht, me klientin në subjekt, shtetasin K. E., 38 vjeç, në lidhje me pagesën për karburantin e blerë.
Vijojnë hetime për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e tri ngjarjeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 14 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjet.
Më datë 13.01.2026:
-kallëzoi shtetasi E. M., 24 vjeç, se në lagjen “Besëlidhja”, ishte goditur me grushte, nga 2 shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në Lezhë, shtetasi E. M., 34 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, E. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, dhe E. F., 28 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një 16-vjeçar, për motive të dobëta. Gjithashtu, shtetasit E. Dh. iu gjet një shkop bejzbolli, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi N. D., 68 vjeç, se rreth 6 muaj më parë i kanë humbur targat e furgonit në pronësi të tij.
Dje, në fshatin Mali Kolaj, shtetasi P. Gj., 56 vjeç, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Velipojë/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
U konfliktua fizikisht për motive të dobëta, me një 42-vjeçar, në fshatin Gomsiqe, dhe posedonte një armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta.
Nga konflikti fizik u dëmtua 42-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap dhe u arrestua shtetasi N. S., 47 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. S. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve finalizoi në 24 orë, faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, kundër trafikimit të automjeteve dhe transportimit ilegal të emigrantëve.
✅Procedohen penalisht 2 shtetas që dyshohet se trafikuan në Shqipëri, automjete me vlerë rreth 90 000 euro, të vjedhura në Zvicër dhe në Itali.
✅Arrestohet 1 shtetas që transportonte kundrejt pagesës, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së.
Sekuestrohen 2 automjetet e trafikuara dhe automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Si rezultat i punës operacionale dhe asaj operative, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të trafiqeve dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të tjera operacioneve:
-“Stolen Line”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për shtetasit:
•M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;
•E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.
-“Relay”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke transportuar me automjet, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 31 vjeç dhe F. Sh., 64 vjeç, babë e bir, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas, gjithashtu babë e bir;
-S. M., 37 vjeç dhe N. M., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari ka goditur me grushte, shtetasin N. M., ndërsa ky i fundit, gjatë konfliktit, ka dëmtuar një automjet të parkuar.
Dje, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në një objekt në pronësi të shtetasit V. D., në fshatin Metallë, ku mbaheshin bagëti dhe ushqim për to. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, operacioni i koduar “Strategjia”. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa.
Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.
Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.
Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. A., 53 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 57 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 34 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 19 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
