Nga sakrifica lind shpresa, në 113-vjetorin e Policisë nderohet vepra e dëshmorëve.
Paraditen e sotme, me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe ndërimet më të larta, për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit.
Proda, gjatë ceremonisë: “Sakrifica sublime dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, janë motive të forta pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për t’i ruajtur të denja simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.”
Lavdi veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!
I përjetshëm kujtimi i heronjve tanë!











