113 vjet nga krijimi i Policisë së Shtetit, nxënësit e disa shkollave vizitojnë ambientet e Policisë

Policia e Tiranës

Me rastin e 113-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, si dhe në kuadër të javës “Dyer të hapura për qytetarët”, njësitë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë mirëpritën ditën e sotme, në ambientet e tyre, nxënës nga disa shkolla të kryeqytetit.

Gjatë këtyre vizitave, nxënësit u njohën nga afër me strukturat e Policisë së Shtetit, misionin e saj, historikun dhe rolin e rëndësishëm që Policia luan në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Nxënësit u shoqëruan gjatë vizitës nga ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla, me të cilët zhvilluan biseda ndërgjegjësuese mbi ligjin, sigurinë në komunitet dhe çështje me interes për grupmoshën e tyre.

Në përfundim, nxënësit uruan punonjësit e DVP Tiranë, për përvjetorin e 113-të të Policisë së Shtetit dhe i falënderuan për përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm në shërbim të qytetarëve.

#113vjetPoliciaeShtetit
#DyertEHapuraPërQytetarët
#SëbashkuPërKomunitetin
#nëshërbimtëqytetarëve ‍♂️