Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe në kuadër të aktiviteteve për “Javën e Dyerve të Hapura për Qytetarët”, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u vizituan nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Xhuzepe Gras” dhe “Urani Rumbo”, të cilët ishin të shoqëruar nga stafi pedagogjik.
Ata u pritën nga Zëvëndësdrejtori për Sigurinë Publike Kryekomisar Altin Demiraj dhe nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, të cilët i informuan nxënësit, mbi rëndësinë e bashkëpunimit të Policisë me komunitetin, sigurinë e jetës në rrugë dhe rolin e Policisë në parandalimin e fenomeneve negative në shkolla.
Gjatë vizitës, nxënësit morën një prezantim të hollësishëm mbi sektorët kryesorë të Policisë, si Zyra e Shërbimit për Qytetarët, Sektori i Policisë Rrugore dhe Salla e Komandimit. Ata patën mundësinë të shihnin nga afër se si punojnë policët dhe angazhimin e tyre për të siguruar rendin dhe sigurinë.
Nxënësit dhe mësuesit e tyre shprehën mirënjohje për punën e Policisë, veçanërisht për ata që ofrojnë shërbime në shkolla, dhe u angazhuan për të denoncuar çdo paligjshmëri, me qëllim për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
#113vjetPoliciaeShtetit
#Dyertehapurapërqytetarët️️
#Nëshërbimintuaj
#Policimikëpritëse✅
