Lezhë/Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” vizitojnë ambientet e Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vigjilje të 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe në kuadër të javës “Dyer të hapura për qytetarët”, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë u vizituan gjatë ditës së sotme, nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, të shoqëruar nga drejtoresha e shkollës, mësues dhe nga psikologia e shkollës.

Nxënësit u mirëpritën në ambientet e DVP Lezhë, nga Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike Drejtues Armir Gjikolaj.

Nxënësit drejtuan një sërë pyetjesh lidhur me detyrat dhe funksionet e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, ata u njohën me një historik të shkurtër të Policisë së Shtetit, në kuadër të 113-vjetorit të krijimit të saj, si dhe me disa nga rezultatet e arrira gjatë këtyre viteve, në luftë kundër fenomeneve kriminale.

Drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë falënderuan nxënësit dhe stafin e shkollës, për vizitën, si dhe për lirshmërinë e treguar nëpërmjet pyetjeve.

Nxënësit falënderuan punonjësit e Policisë, për shërbimin që marrin çdo ditë, pranë shkollave, në rrugë, në lagje dhe kudo tjetër.

#113vjetPoliciaeShtetit
#DyerteHapuraPërQytetarët ‍♂️‍♀️
#PoliciMikpritëse ✅