Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 16-vjeçari, pasi, në lagjen nr. 13, në rrugën “Aurora”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë, automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve G. G., 62 vjeç, dhe Xh. M., 25 vjeç, banues në Itali, administrator dhe pronar në një fabrikë, pasi gjatë orarit të punës shtetasja E. Xh. është dëmtuar në gishtat e dorës. Procedimi penal ndaj 62-vjeçarit nisi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa ndaj 25-vjeçarit për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike në një magazinë në lagjen nr. 13. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi në Hamallaj, në një lokal të ndërtuar me dru, i cili nuk funksiononte prej tre vitesh, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin S. N., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale metalike në Golem. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve L. F., 44 vjeç, dhe L. P., 40 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur një shtetas 47-vjeçar.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 02.01.2026, lidhur me largimin nga banesa të shtetasit G. Ç., 31 vjeç, banues në Durrës, informojmë se 31-vjeçari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Kuçovë
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet nga shërbimet e Policisë në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në tentativë për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë ndalimin e shtetasit N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal.
Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.
Ndalimi i tij u krye pasi shërbimet policore e kapën këtë shtetas në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. H. u ndalua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”.
I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se ishin të njohur të tij, identifikohen 5 shtetas, vihen në pranga 3 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Zbulohet një ambient (dhomë banese) i përshtatur nga njëri prej të arrestuarve, me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet për moskallëzim të krimit, 1 shtetas që u gjet në këtë ambient.
Sekuestrohen dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5” me të cilin 5 shtetasit janë larguar pasi morën shumën e eurove.
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme Operacionale në DVP Tiranë, Komisariatet e Policisë të Kavajës dhe Divjakës, pas administrimit të kallëzimit nga një 55-vjeçar, se ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur prej tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
-K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë, I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, A. L., 39 vjeç dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç.
Shtetasit K. T, I. Gj, A. L, E. B dhe L. M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në anë të mashtrimit duke iu prezantuar si i njohuri i tij, i kanë marrë shumë prej 40.000 euro një 55-vjeçari.
Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L, ku është gjetur dhe shtetasi E. Rr, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5”.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
E. S., 45 vjeç, banues në Kurbin, dhe A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi këta shtetas u konstatuan duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Gjithashtu, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për shtetasin
L. K., 22 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 62 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Ditën e djeshme, shtetasja V. Ll., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, ka bërë kallëzim se, në një parking në qytetin e Lezhës, i është thyer xhami i automjetit dhe i është marrë një çantë dore, në të cilën ndodheshin dokumente personale dhe një shumë parash.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje.
Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar.
Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Durrës.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.
Operacioni për kapjen e personave në kërkim.
Kapen, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Durrësit, më datë 31.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë e mundur kapja e personit tjetër në kërkim, shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. C., 33 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Më datë 10.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi D. R., 62 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka kallëzuar se i është larguar nga banesa kunata e tij shtetasja E. R., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë/Devoll
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie në Devoll, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë për këtë veprimtari të paligjshme.
Sekuestrohen 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-V. C., dhe O. A., banues në fshatin Tren, Devoll, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në aksin rrugor “Koplik – Bajzë”, shtetasi K. N., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. H., 24 vjeç. Si pasojë e kësaj përplasjeje, dy drejtuesit e automjeteve janë paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll mjekësor dhe pas ekzaminimeve, janë larguar nga spitali pa probleme për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-S. C., 28 vjeç, dhe E. R., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. B., 44 vjeç, se këta dy shtetas i kanë vjedhur biçikletën në muajin shtator 2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së banesave në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M. (rezident në Greqi), ngjarje e ndodhur më datë 10.01.2026, në lagjen nr. 3, Korçë, ku janë vjedhur sende të ndryshme.
Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme rezulton se ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera në qytetin e Korçës, të ndodhura në datat 28.09.2024; 20.03.2025; 06.01.2026 dhe 01.01.2026, ku ka marrë bizhuteri, lekë, orendi e sende të tjera me vlerë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të lartpërmendura, ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë implikuar dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, operacioni i koduar “Operacionalja 77”.
I dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike, kapet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 77”.
Në kuadër të operacionit u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Alesjo Abdija, 38 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata e Perugias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
DVP Elbasan
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit.
Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, dokumente identifikimi dhe celularë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Transit”.
Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetaset:
D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftim
Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.
♂️♀️ Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112
#SiguriaRrugore
#KujdesNëRrugë
#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor
#MotiIKeq
#Emergjencat ❄️
Apel për më shumë kujdes në rrugë.
️️ Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit.
⛰️ Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore.
Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.
⚠️
• Moderoni shpejtësinë
• Mos kryeni parakalime të gabuara
• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit
• Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.
Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.
Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore♂️ dhe për çdo nevojë, telefononi në 112
#SiguriaRrugore #KujdesNëRrugë #RespektoRregullateqarkullimitrrugor
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Përmbledhje e ngjarjes:
Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. I., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në aksin rrugor Xhafzotaj–Katund i Ri, ka goditur këmbësorin C. S., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
M. R., 25 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë një 22-vjeçar;
A. Gj., 41 vjeç, L. K., 48 vjeç dhe F. T., 66 vjeçe, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
S. D., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie ka sharë dhe ofenduar një 58-vjeçar;
A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi është kallëzuar nga bashkëshortja, me të cilën është në proces divorci, se e ka fyer dhe kërcënuar me fjalë, për motive që lidhen me takimet me fëmijën e tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mesazheve telefonike ka kërcënuar dhe ofenduar djalin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-D. N., 46 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një shtetas 49-vjeçar;
-I. P., 20 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, banues në Kurbin, pasi për motive të dobëta kanë goditur një 21-vjeçar, veprim i cili është publikuar në rrjete sociale.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-A. Gj., 50 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin ka goditur automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja në këtë automjet, shtetasja F. M., 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën;
-K. Sh., 26 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin gjatë përdorimit të telefonit dhe duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit. Nga verifikimet rezultoi se kjo shtetase drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi leja i ishte hequr më parë.
Kurbin/Rreth orës 01:30, në fshatin Shullaz, Kurbin, ka rënë zjarr në një objekt biznesi (servis), në pronësi të shtetasit K. Ll., 48 vjeç, banues në Kurbin.
Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete dhe një sasi gomash, duke shkaktuar dëme materiale me vlerë të konsiderueshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, ndalohet një 49-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin H. M., 49 vjeç, për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim; “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., më datë 08.01.2025, u gjetë 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje:
• në lagjen Guerile, shtetasi E. D., 26 vjeç, është konfliktuar me shtetasin A. K., 24 vjeç, për një borxh të dhënë, një shumë monetare që nuk ia ka kthyer;
• në Dobraç, dyshohet se për shkak të një defekti në motor ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit V. Th., 24 vjeç. Si pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
-Më datë 09.01.2026, ka kallëzuar shtetasi S. Gj., 62 vjeç, se i kanë vjedhur një armë gjahu çifte, të cilën e kishte me leje, si dhe një shumë parash, në banesën e tij, në fshatin Shtoj i Ri, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë prej rreth dy muajsh në Gjermani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”.
Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.
Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.
Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në rrugën “Demokracia” Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohen 5 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, Strukturat e DVP Tiranë vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin G. Ll., 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Klos
Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin.
Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.
Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.
Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.
Vihet në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër ndaluan shtetasin G. B., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ekzekutuan vendimin penal për shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 46 vjeç dhe Sh. M., 41 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. A., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dalë jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në polici, ai ka kundërshtuar me forcë, efektivët.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një 39-vjeçare;
-S. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. T., 44 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë, për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Port Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën 1 përforcues valësh dhe disa antena për telefona dhe dronë, pa fatura blerjeje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.01.2026, lidhur me largimin nga banesa të shtetases Sh. D., 67 vjeçe, informojmë se dje, u paraqit në ambientet e Policisë, vëllai i saj, i cili deklaroi se 67-vjeçarja është kthyer në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori:
-ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 46 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 64-vjeçar, rast për të cilin, i proceduari ka dhënë deklaratë të rreme;
-për ngjarje aksidentale, për shtetasen D. P., 76 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në banesën e saj. Shtetasja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Dje, kallëzoi shtetasi M. N., 32 vjeç, banues në fshatin Fushë Milot, Kurbin, se ishte goditur me sende të forta, nga 3 shtetas të panjohur prej tij, në afërsi të lokalit të tij, në Milot. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.
Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Nj dhe L. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M. Q, 23 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Dh. S., 20 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L dhe H. L, pasi shtetasja A. L, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur kunatën e saj dhe gjatë konfliktit ka ndërhyrë shtetasi H. L i cili ka qëlluar me shpullë shtetasen A. L;
-shpallën në kërkim shtetasin F. D, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin K. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me shpullë një shtetas të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. Ç dhe pasagjeria në automjetin e tij të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-D. S., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-Sh. D., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 46 vjeç dhe Sh. M., 41 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. A., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dalë jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në polici, ai ka kundërshtuar me forcë, efektivët.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një 39-vjeçare;
-S. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. T., 44 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë, për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Port Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën një përforcues valësh dhe disa antena për telefona dhe dronë , pa fatura blerjeje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.01.2026, lidhur me largimin nga banesa të shtetases Sh. D., 67 vjeçe, informojmë se dje, u paraqit në ambientet e Policisë, vëllai i saj, i cili deklaroi se 67-vjeçarja është kthyer në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. E., 52 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Petrushë, Pogradec, automjeti (borëpastruese) që drejtonte është përplasur me mjetin (autoambulancë) me drejtues A. Sh., 35 vjeç, banues në Korçë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 35-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës;
-A. I., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Republika”, ka aksidentuar lehtë një 17-vjeçar, këmbësor, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur:
-një 14-vjeçar, banues në fshatin Rakickë, Devoll, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-një 17-vjeçar, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pustec”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. S.. Pas aksidentit, 17-vjeçari i ka hequr targat automjetit dhe është larguar me këmbë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., 34 vjeç, banues në fshatin Verbas, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas 29 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. K., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Klos, Mat
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasit J. K.
Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat.
Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.
Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit.
Kërkimet vijojnë.
