Raporti i ngjarjeve, 31 dhjetor 2025
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte nën efektin e alkoolit, në aksin rrugor “Xhafzotaj–Shijak”, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-F. Ç., 48 vjeç dhe E. G., 32 vjeç, banues në Durrës (të afërm), pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi u kap duke shitur fishekzjarre, në rrugë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi e kësaj lënde piroteknike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar të automjetit;
-V. B., për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 54 vjeç, banues në Bilisht, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset:
-S. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës;
-J. Xh., 47 vjeçe, banuese në Korçë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. K. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi G. K..
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-A. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. M., për motive të dobëta;
-J. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një 83-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-G. R., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.08.2025, në lagjen nr.4, Pogradec, ku u dëmtuan gomat e automjetit në pronësi të shtetasit E. M.;
-A. D., 27 vjeç; D. D., 44 vjeç; E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Hudënisht dhe Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. M., 34 vjeç, banues në Tushemisht, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. T., 63 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi u konstatua duke punuar me mjet ekskavator një pjesë toke në afërsi të lumit Devoll.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-K. K., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, e cila deklaron se prej disa muajsh është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij.
-K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, e cila deklaron se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” ndaj shtetasve: A. C., M. Z., H. S., G. G., P. N., D. D., B. I., V. L., A. A., M. K., A. R., E. Ç., H. R., R. B., P. Q., pasi më datat 28 dhe 29.12.2025, organizuan në mënyrë të paligjshme tubime, dëmtuan ambientet e kinoteatrit “Petro Marko”, tentuan të hynin me forcë në Bashkinë Vlorë dhe bllokuan qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të qytetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim motra e tij, e cila deklaron se ky shtetas e ka kërcënuar dhe e ka dhunuar fizikisht.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan shtetasin C. A., 19 vjeç, banues në Greqi, pasi drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 33 vjeç, pasi është konstatuar në rrugën “Thoma Kalefi”, duke shitur lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 fishekzjarrë dhe 4 kuti me kapsolla.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan bë flagrancë shtetasin H. E., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 14 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se shtetasi F. K. ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, shtetasit K. K., ndërsa shtetasi K. K. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait tē tij, shtetasit F. K..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 66 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P., 55 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. P..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore të autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. G., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierën e autostradës. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, 1 pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin Gj. F., 92 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se është ka dëmtuar veten, në banesën e tij, me mjet prerës (thikë). Shtetasi Gj. F. është jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 30.12.2025, rreth orës 16:30, në rrugën dytësore “Kallmet–Lezhë”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti tip “Skoda”, pa targa, me drejtues ende të paidentifikuar, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me automjet. Automjeti u gjet i braktisur në fshatin Rraboshtë, ndërkaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të tij, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
