Komisariati i Policisë Kuçovë shpërndan pako me ushqime për familjet në nevojë, në Kuçovë

Komisariati i Policisë Kuçovë

Krahas angazhimit maksimal për pëmbushjen e detyrave funksionale, veçanërisht për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë siguruan dhe shpërndanë pako me ushqime për familjet në nevojë, në Kuçovë.

Nisma synoi forcimin e lidhjes me komunitetin, si dhe rritjen e solidaritetit në favor të shtresave në nevojë.

Gjithashtu, ky gjest synon të përcjellë mesazhin se Policia është pjesë integrale e komunitetit dhe ndan me të, jo vetëm përgjegjësitë, por edhe humanizmin, kujdesin dhe mbështetjen në momente të rëndësishme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë do të vijojnë të jenë pranë qytetarëve, me përgjegjësi, integritet dhe përkushtim.