Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Anti-Pirateria”
Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, finalizoi operacionin policor të koduar “Anti-Pirateria”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme në fushën e transmetimeve audiovizive dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit.
Operacioni u zhvillua në zbatim të një vendimi gjyqësor, nën drejtimin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një kallëzimi penal të depozituar nga kompania mediatike DIGITALB.
Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan 10 kontrolle ndaj 7 subjekteve, në disa qarqe të vendit, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe Sarandë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këto subjekte, disa prej të cilave vepronin si ofrues shërbimesh interneti (ISP), ofronin dhe transmetonin në mënyrë të paligjshme programe televizive të kompanisë mediatike DIGITALB, pa qenë të pajisura me licencë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të konsiderueshëm financiar.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbenin për përpunimin, kodimin dhe shpërndarjen e paligjshme të kanaleve televizive, si dhe dekodera, aparate telefonike dhe pajisje të tjera elektronike të përdorura në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Hetimet vijojnë për veprat penale të parashikuara nga neni 143/b “Mashtrimi kompjuterik” dhe neni 149 “Shkelja e të drejtave të autorit” të Kodit Penal, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave përgjegjës, të cilët do të përballen me përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik, piraterisë dhe çdo forme tjetër të shkeljes së ligjit, në mbrojtje të ligjshmërisë, të drejtave të subjekteve të licencuara dhe interesit publik.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. X., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë dhe K. H., 22 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. J., 35 vjeç; I. A., 38 vjeç dhe L. GJ., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, në ambientet e një lokali janë konfliktuar dhe kanë dëmtuar lehtë pronarin e lokalit, shtetasin E. M., për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-G. B., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me një mjet prerës, një pemë dekorative;
-Q. R., 64 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka ndërhyrë duke ngushtuar, një rrugë publike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet të fortë bashkëjetuesen e tij.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. L., informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 42 vjeç, banues në Kavajë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Arrestohen, ndalohen dhe procedohen penalisht 8 shtetas (nga të cilët 2 shtetas u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim, 1 u arrestua për kontrabandë me mallra dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale).
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:
E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur 2 raste të kontrabandës me mallra, konkretisht:
u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, i cili pas paraqitjes në hyrje të PKK Kapshticë, ka kryer procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS dhe është larguar pa kryer procedurat e mëtejshme doganore për një sasi prej 1506 kg mjaltë, të dyshuar kontrabandë, të cilën e kishte në automjetin që drejtonte. Sasia e mjaltit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
I. L., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
E. M., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, u konstatua automjeti me drejtues shtetasin I. L., dhe nga kontrolli i të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacionin përkatës, dyshohet së është kontrabanduar nga Greqia, ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se doganieri E. M. ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ushtruar kontroll në automjetin e shtetasit I. L.
Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:
F. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq;
V. R., 46 vjeç, banues në Pogradec;
B. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Peshkopi,
pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që kishte parkuar gabim, ka penguar lëvizjen e automjeteve të tjera të transportit rrugor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit L. B., 46 vjeç, dhe A. L., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. M., 37 vjeç, dhe kanë kanosur shtetasin M. M. Po punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, i zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, në drejtimin e Prokurorisë.
Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë ndihmë një emigranti për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, kundrejt përfitimit monetar.
Procedohet penalisht 1 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Sekuestrohen 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në valuta të ndryshme dhe dokumente personale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Border”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. Z., 49 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut;
T. Z., 48 vjeçe, banuese në Gostivar, Maqedonia e Veriut (bashkëshortja e shtetasitD. Z.);
T. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, bashkia Prrenjas.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:
S. K., 31 vjeç, banues në Stambull, Turqi.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit D. Z. dhe T. Z., në bashkëpunim me shtetasin T. Q., kanë organizuar dhe realizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për shtetasin S. K., kundrejt përfitimit monetar. Konkretisht, shtetasit D. Z. dhe T. Z. kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë, ku më pas, me ndihmën e shtetasit T. Q., është mundësuar kalimi i paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt qytetit të Tiranës.
Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 automjete, 4 aparate celularë, shuma monetare në lekë, euro dhe valuta të tjera të huaja, si dhe dokumente personale identifikuese, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se emigranti i ndihmuar, shtetasi S. K., është shtetas turk dhe rezulton në kërkim kombëtar nga autoritetet e Turqisë, i dyshuar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe të narkotikëve. Për këtë shtetas janë kryer procedurat përkatëse ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
