Raporti i ngjarjeve, 27 dhjetor 2025

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2025, rreth orës 17:25, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë fshatit Gështenjas, shtetasi F. C., 63 vjeç, banues në Gështenjas, duke drejtuar një biçikletë është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i biçikletës i cili u dërgua në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-E. H., 41 vjeç, banues në Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-V. O., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, Korçë, me automjetin e tij dyshohet se ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka prishur qetësinë publike. Gjithashtu 21-vjeçari është ndëshkuar edhe administrativisht nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec, pasi u kap duke transportuar me një mjet tip kamion një sasi me lëndë drusore, pa lejen përkatëse. Sasia e lëndës drusore, së bashku me automjetin u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Korçë/Më datë 26.12.2025, ka bërë kallëzim shtetasja T. S., se kur është kthyer pas 2 muajsh, në banesën e saj, në lagjen nr. 12, ka konstatuar se i ishte vjedhur banesa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasin K. Xh., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
•arrestuan shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer një telefonatë të rreme në sallën operative dhe, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë;
•shpallën në kërkim shtetasin F. B., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin S. K., si dhe i ka thyer xhamin e automjetit. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin një shtetasi, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
•arrestuan shtetasin A. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual” dhe, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar sjellje ngacmuese, fyese dhe cënuese ndaj fqinjëve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për ushtrimin e kontrollit të mjetit;
•punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., pasi dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur dhe kanosur shtetasin O. D. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit;
•punohet për shoqërimin e shtetases A. B., pasi dyshohet se ka dëmtuar banesën e një shtetasi. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B. dhe A. M., pasi shtetasi A. B., për motive vetëgjyqësie, ka goditur me shpulla shtetasin A. M., i cili po kryente rrethimin e tokës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. T. dhe Rr. Ll., pasi u konstatuan në posedim të lëndëve piroteknike;
•referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. P., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•E. L., 43 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur u përplas me një motomjet dhe një automjet tjetër, vetëm me dëme materiale;
•Y. M., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
•L. V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; i cili më parë kishte përplasur një automjet me dëme materiale dhe më pas u përplas me murin anësor të një parkimi;
•E. A., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•F. L., 43 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur përplasi 2 punonjës policie në detyrë, të cilët po kryenin kontrolle policore. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjësit e Policisë, të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore, dolën nga spitali.
Më datë 26.12.2025, në rrugën “Ded Gjon Luli”, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash në një dyqan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Vijojnë kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.

Sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të ndaluara për tregtim.

Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Omaraj.

62 vjeçari duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ku janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
• A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm dhe K. L., 57 vjeç, banues në Shirokë
pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se, duke punuar në një subjekt mobilerie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme në Bajzë, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Rrajë e Velës, Mirditë, pasi gjatë një aktiviteti në qytetin e Lezhës ka hedhur fishekzjarrë, duke shqetësuar qytetarët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•A. R., 40 vjeç dhe E. R., 35 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi për motive të dobëta kanë kanosur nëpërmjet telefonit një shtetas 32 vjeç;
•E. P., 34 vjeç, banues në Kurbin, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht në fytyrë një shtetas 60 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 49 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë, pasi dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në Komisariatin e Policisë Lezhë ka bërë kallëzim shtetasja E. Gj., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila ka kallëzuar se  ka konstatuar në banesën e saj që i janë vjedhur bizhuteri dhe një shumë parash. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital;

B. A., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte ka goditur një automjet të parkuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa minutash u kap dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës
shpallën në kërkim shtetasin Xh. R., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende të një shtetasi, i cili është paraqitur dhe ka bërë kallëzim;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në një lokal në lagjen nr. 14/1, ka goditur me sende të forta shtetasin R. H., 25 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për pronarin e lokalit, shtetasin P. P., 43 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. F., 30 vjeç, përfaqësues i një shoqërie, pasi në ambientet e punës ka rënë nga shkallët dhe, për pasojë, ka dëmtuar shtyllën kurrizore shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Durrës;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Sh., administrator i një shoqërie, pasi gjatë punës ka dëmtuar dorën shtetasi W. A., 23 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin U. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, është futur në banesën e babait të tij, ku ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar atë me jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. H., 40 vjeç, R. Xh., 26 vjeç dhe A. L., 54 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, dhe shtetasit A. L. dhe M. H. i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin shtetasit R. Xh., për motive të dobëta;
-Q. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 33 vjeç dhe Ç. K., 48 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. R., 40 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 24 vjeç, pasi në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin R. M., 58 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar një pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. M., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Klos

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.

Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin M. D., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin A. H., 29 vjeç, pasi nuk u konstatua në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 34 vjeç, J. Xh., 31 vjeç, R. K., 29 vjeç, E. Z., 38 vjeç, dhe Xh. Z., 63 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.