Vlorë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave.♂️
Gjatë javës, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Vlorë, u zhvillua një takim sensibilizues mbi parandalimin e bullizmit, në bashkëpunim me përfaqësues të Policisë së Vlorës ♂️♀️.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe forcimi i sigurisë në mjediset shkollore dhe më gjerë.
Gjatë takimit u diskutua mbi:
❌ format e bullizmit dhe bullizmin kibernetik
mënyrat e reagimit të sigurt në raste konflikti
rreziqet e sjelljes online dhe siguria në rrjet
❗ pasojat psikologjike, sociale dhe ligjore të dhunës
trafikimin e qenieve njerëzore dhe mënyrat e parandalimit
rëndësinë e raportimit te mësuesit, prindërit apo oficerët e sigurisë
Nxënësit morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre, çka theksoi nevojën për mbështetje dhe bashkëpunim në shkollë dhe komunitet.
Bullizmi nuk është forcë. Forcë është të mbrosh dhe të mbështesësh njëri-tjetrin.
#SiguriaeTëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#JoBullizmit
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt



