Dibër – Vijon operacioni policor “Maqellara”

Shkon në 5 numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 22 shkurt, në një banesë.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme.