Fier-Vihet në pranga 53-vjeçari, me profesion avokat pranë dhomës së avokatisë Fier

Menjëherë pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit:

N. B., 53 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit, i cili është me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.