Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I. S.
Në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i dy ngjarjeve të tjera, konkretisht:
Më datë 19.02.2020, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit M. K.
Më datë 16.02.2020, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit K. Z.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
—-
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës” dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi e ka kanosur për motive të dobëta dhe i ka thyer pasqyrën e mjetit tip “Golf”, shtetasit D. A.