Raporti i ngjarjeve, 8 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 71 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 15 raste. 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të falsifikimit. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të shpërdorimit të detyrës. Për njërin po hetohet për të përcaktuar autorësinë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i ndërhyrjes së padrejtë në jetën private. 4 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 shtetase është shpallur në kërkim;

-1 rast i prishjes së qetësis publike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për përndjekje, u ndalua.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaportë, te Konsullata e Shqipërisë, në Itali, me gjenealitetet e vëllait të tij.

 

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, automjeti që drejtonte është përplasur me kamionin që drejtonte shtetasi Gj. N.. Si pasojë është dëmtuar 30-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. A., 20 vjeç, banues në Kosovë, pasi iu gjetën me vete dhe në automjet, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 elektroshok;

-L. A., 38 vjeç, pasi specialistët e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve të bashkisë Lezhë kanë konstatuar se shfrytëzonte gjatë kohës që lypte në Shëngjin, 2 fëmijët e tij të mitur.

 

Dje, kallëzuan shtetasit:

-A. H., 63 vjeç, se gjatë natës, kishin thyer derën e magazinës në pronësi të tij dhe kishin vjedhur pajisje dhe vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;

-M. Q., 46 vjeçe, se më datë 06.07.2025, ishte larguar nga qendra rezidenciale në fshatin Gjadër, ku 46-vjeçarja punon, shtetasja O. L., 19 vjeçe, e cila ishte e akomoduar në këtë qendër. Punohet për gjetjen e 19-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Informacion paraprak/Rreth orës 11:00, te kryqëzimi i Gjadrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. Sh., 67 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin suedez, G. P., 58 vjeç, i cili ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes. 67-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. M., 25 vjeçe, pasi dje, në lagjen “10 Korriku”, duke drejtuar automjetin, ka akidentuar lehtë shtetasen V. Ç. 55 vjeç, këmbësore.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Sh., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin E. I., 23 vjeç, për motive të dobëta.

 

-Më datë 07.07.2025, shtetasi K. K., 44 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur disa ora dore dhe parfume, në dyqanin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij, krim për të cilin u dënua me burgim, rreth 4 muaj më parë, kapet 52-vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizuan dhe vunë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, shtetasin B. L., 52 vjeç, banues në Elbasan.

 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 17.04.2025, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 muaj e 4 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

 

Në vitin 2023, shtetasi B. L. përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-kapën dhe vunë në pranga shtetasin Y. B., 48 vjeç, banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor “Shëmrizë-Gramsh”, me automjetin që drejtonte, dyshohet në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe është larguar nga vendngjarja. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 43 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur këmbësorën, shtetasen F. B., 59 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare shpallën në kërkim shtetasin A. D., 19 vjeç, pasi ka kallëzuar një bashkëmoshatare e tij, se ka marrë kredi me kartën e identitetit që i ka marrë pa dijeninë e saj. Punohet për kapjen e shtetasit A. D., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër:

 

-shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 26 vjeç, banues në Francë, pasi dyshohet se më datë 03.07.2025, ka vjedhur produkte në një market. Punohet për kapjen e këtij shtetasi;

 

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 39-vjeçareje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në shtetasin K. S., 37 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kanabisi.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-L. SH., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 24-vjeçari;

-R. T., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. P., 36 vjeç,  për motive të dobëta;

-E. B., 28 vjeç, banues në Dishnicë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë.

 

Specialistët për Heimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin  E. L., pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 32 vjeç, banues në Gurras, se ndërkohë që kryente punime në banesë, ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai i tij, i cili nuk jeton më. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasin A. Sh., 26 vjeç, banues në Përparimaj, pasi është konfliktuar me 2 shtetas të mitur, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. A., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se është autori i vjedhjeve në dy objekte kulti në Leskovik.

 

Më datë 07.07.2025, në fshatin Trebinjë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. Q., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori pasi ka kallëzuar shtetasi A. Q., se punonjësit e IKMT-së kanë shpërdoruar detyrën duke prishur murin rrethues të banesës së tij, pa vendime përkatëse. Po punohet për identifikimin e punonjësve të përfshirë dhe marrjen e deklarimeve shtesë, me qëllim dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. D., 67 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi” u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, si dhe ka shkaktuar konflikt të vazhdueshëm me banorët e zonës, për këtë shkak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. B., 34 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi B. S, se në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” në subjektin e tij ka gjeneruar muzikë me volum të lartë;
-A. B., 30 vjeç dhe A. A., 50 vjeç, pasi në rrugën “Vaso Pasha” pasi për motive të dobëta, janë konfliltuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. D., 20 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases A. Sh, nëpërmjet një blerjeje online;
-E. L., 30 vjeç, N. D., 40 vjeç, dhe D. H., 46 vjeç, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” .

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasit E. M., 28 vjeç dhe A. M., 24 vjeç, vëllezër, pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasi R. H, se i ka dhënë me mirëbesim një automjet me qëllim për ta blerë, por ende nuk është bërë pagesa nga ana e tyre dhe as kthimi i automjetit. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. D., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin P. B., 52 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjatë kohës që po futej në parkim ka dëmtuar aparaturat e parkimit të një subjekti, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm material. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-arrestuan shtetasin M. P., 27 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur një shtetas të mitur, këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e djeshme, kallëzuan shtetasit:

-D. H., 32 vjeç, se i kanë përdorur të dhënat e subjektit që posedon, nëpërmjet e-mail. Punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autores së rastit, të identifikuar nga Policia, për të cilën vijojnë hetimet për ta provuar plotësisht autorësinë.

-A. Ç., 56 vjeç, se me datë 01.07.2025, i është larguar nga banesa motra e tij shtetasja L. Ç., 51 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

-M. P., se ditën e djeshme, është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja M. I., 32 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

-Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve me dron, është konstatuar në fshatin Mazhe, një ambient ku ishin kultivuar 12 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Punohet për identifikimin e kapjes e autorit/ëve të këtij rasti.

Informacion paraprak: Më datë 08.07.2025, rreth orës 11:10, tek ish-Ekspozita, shtetasi S. R., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka patur luhatje tensioni dhe si pasojë ka humbur kontrollin e automjetit duke përplasur me dëme materiale tre automjete. 46-vjeçari, u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.