Drejtor Veliu, i ka uruar punonjësit të Policisë shërim të shpejtë dhe është interesuar me ekipin e mjekëve të spitalit që punonjësit të policisë të plagosur në krye të detyrës ti ofrohet shërbim i specializuar dhe në rast se është nevoja për një trajtim më të specializuar , të dërgohet menjëherë jashtë shtetit.
Veliu ka falënderuar efektivin e Shqiponjave për guximin dhe vendosmërinë duke rrezikuar edhe jetën në përmbushje të misionit të shenjtë dhe ka inkurajuar atë për të vazhduar pas shërimit më me ritëm në përballje me paligjshmërinë.
Efektivi i Policisë 26 vjeçari, E.A, ka falënderuar Drejtor Veliun për mbështetjen dhe kujdesin e treguar në drejtim të ofrimit të një shërbimi mjekësor të specializuar si dhe për inkurajimin për të vijuar punën në përballje me paligjshmërinë.
Punonjësi i Policisë menjëherë pas ngjarjes u transportua për në spitalin ushtarak, kur pritet ti nënshtrohet operacionit pasi ka pësuar thyerje të këmbës së majtë. Ai u godit paraditen e sotme nga një mjet që drejtohej nga një 27 vjeçar, i cili ndiqej nga Policia e Librazhdit dhe ishte me shpejtësi të madhe, pasi nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar që në Korçë dhe ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë së Komisariatit të Librazhdit të cilët kishin ngritur pikë kontrolli për bllokimin e tij.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A. Sh, 27 vjeç , banues në Gjirokastër është arrestuar nga Policia e Elbasanit për mosbindje dhe plagosje të punonjësit të policisë.