Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasi, M. C., 45 vjeç banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e mbrëmjes datë 31.01.2020, duke drejtuar automjetin furgon tip “Ford”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, ka përplasur këmbësorin M. D., 52 vjeç, ku si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit pas aksidentit, braktisi automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve të policisë është bërë arrestimi i tij.
Shtetasit M. C., i është bërë testi i alkoolit me aparatin drager dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.60 mg/l.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” , “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.