Roma, 30 gen. (Adnkronos) – Gjatë konferencës ndërkombëtare për Projektin IPA2, – që po zhvillohet në Napoli dhe në përfundim të takimit dypalësh Itali-Shqipëri në të cilin morën pjesë Zv.ministri i Brendshëm italian Vito Crimi dhe kreu i Policisë, Prefekti Franco Gabrielli, nga pala italiane, dhe Zëvendës Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj, Ambasadorja shqiptare Anila Bitri, dhe delegacionet respektive, – u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve në çështjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës. Gjithashtu u përcaktuan edhe fushat e reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
U bë e qartë plotësisht gjithçka në lidhje me emisionin e TG3 (Rai3) të 27 janarit që shkoi, në të cilin flitej për një raport të rezervuar të policisë mbi rritjen eksponenciale të mbjelljes së bimëve të kanabisit në territorin shqiptar.
Autoritetet theksuan se lajmet e referuara në këtë emision nuk u korrespondojnë të dhënave të vërteta dhe nuk mund të hedhin hije mbi efikasitetin real të luftës kundër kultivimit të kanabisit dhe mbi rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë këtyre viteve të fundit.
(Cro/AdnKronos)