Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.
Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim
# ZbatoRregullateQarkullimit
# SiguriaNeRrugeNukBlihet