Në kuadër të aktiviteteve për 107-vjetorin e krijimit të Policisë shqiptare, si dhe në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me shkollat, nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” zhvilluan një vizitë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nxënësit fillimisht janë pritur nga Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit Drejtues Skënder Doda, njëherazi edhe President i IPA Albania.
Siguria në shkollë, siguria e jetës në rrugë, si dhe parandalimi i fenomeneve negative në shkolla ishin temat e trajtuara nga z. Doda dhe nga Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore Drejtues Skënder Ismaili gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, të cilët drejtuan pyetje të shumta rreth këtyre tematikave.
#Siguriaenxënësveprioritetkryesor