Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 223 shtetas, konkretisht: 49 janë arrestuar, 19 janë ndaluar dhe 155 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 40 raste, 8 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 32 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 6 raste, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 29 raste, me 29 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 11 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 17 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 20 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.

Janë evidentuar dhe proceduar 22 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.