Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 29 shtetas janë vënë në pranga, 63 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 12 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve me funksione publike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i trafikimit të mjeteve motorike, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë;
-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, braktisjes së kafshës së shoqërimit, braktisjes së fëmijës së mitur dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
2 shtetas të kërkuar përkatësisht për shpërdorim të detyrës dhe dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufirit, janë kapur dhe ndaluar.
1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për një rast të mëparshëm të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.