Raporti i ngjarjeve, 12 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.  Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të falsifikimit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, ështe plotësuar 1 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve me funksione publike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shpërdorimit të detyrës. Për njërin prej tyre po hetohet për t’u zbardhur autorësia, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për t’u zbardhur autorësia;

-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, moskallëzimit të krimit, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, mbajtjes pa të drejtë të uniformës dhe trafikimit të mjeteve motorike, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

3 shtetas të kërkuar përkatësisht për sigurim të mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të grupit kriminal, armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë përpara OPGj, janë kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.