DVP Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Dibër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Dibër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit italian P. P., 42 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Volkswagen Golf 7” që e ka vjedhur në Itali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. I., 51 vjeç dhe A. T., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.