Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin K. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.