Vlorë/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza

Vlorë/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari që shpërndante doza kanabisi, në qytetin e Vlorës.

Sekuestrohen dhjetra doza kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan dhe finalizuan goditjen e këtij rasti.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan dhjetra doza lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në lagje të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.