Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “16 prilli”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Q., 64 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, në rruge, një bashkëmoshatar.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 20-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.