Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., banues në fshatin Theth, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin E. Ll., 49 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, pasi ka dhunuar familjarët e tij. Ky shtetas u shoqërua në spital, ku do të marrë asistencën e nevojshme psikiatrike.
•Shtetasi F. K., 38 vjeç, ka kallëzuar se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, i kanë vjedhur një shumë parash, në lokalin e tij, në fshatin Pistull. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për verfikimin e kallëzimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.