Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 51 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shën e Premte, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me drejtuese shtetasen Z. D., 61 vjeçe, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 70 vjeç.
Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 89 vjeç, i cili është larguar nga banesa më datë 22.01.2025. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.