DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. Ç., 23 vjeç, pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtetasen K. Ç., 22 vjeçe, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Rr. T., 52 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rrugë duke aksidentuar fillimisht shtetasin E. E., i cili po drejtonte një biçikletë dhe me pas këmbësoren V. S. Të dy personat e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.