Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Sh. R., 24 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”;
-S. B., 41 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. B., 25 vjeç, dhe Xh. V., 33 vjeç, pasi u kapën duke vendosur baste sportive, me celularë, në lokalin e shtetasit E. B..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Më datë 23.01.2025, rreth orës 00:10, në lagjen “Aqif Pasha”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S. M., banues në Elbasan. Si pasojë është djegur pjesërisht ky automjet dhe është dëmtuar pjesërisht një automjet tjetër i parkuar aty pranë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjetin tip “Benz”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.