DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 44 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, pasi ka vjedhur një pajisje elektronike, në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Xh., 28 vjeç dhe E. P., 25 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në efektin e lëndëve narkotike;
A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë protestës, ka prishur rendin dhe qetësinë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u larguar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 47 vjeç (pacient në Spitalin Psikiatrik), pasi në Spitalin Psikiatrik, ka goditur me grushte shtetasin F. A., 46 vjeç, gjithashtu pacient në këtë spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në Kamëz, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e zjarrit në katin e 4-t të një ndërtese, në rrugën “Tish Daija”, bëjmë me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Nga përhapja e flakëve u dogjën zyrat e një subjekti privat në katin e 4-t, zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të, dhe një restorant në katin e 6-të. Vijojnë hetimet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Krujë/Më datë 20.01.2025, një shtetas ka njoftuar se në fshatin Krastë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Punohet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Informacion paraprak/Më datë 21.01.2025, rreth orës 09:10, në fshatin Marikaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit A. S. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.