DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit:

H.V, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje;

E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Më datë 03.01.2025, rreth 01:00, në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin shtetasit M.M dhe N.T, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse në pamundësi për të manovruar, kanë shkelur me mjet një tufë me bagëti të imta (dhi) dhe për pasojë kanë ngordhur nga dëmtimet 24 krerë bagëti (dhi).

Më datë 03.01.2025, shtetasja D.D deklaron se ka parkuar mjetin rreth një javë më parë në rrugën “Loni Ligori”, në një parkim privat dhe kur ka shkuar për ta marrë ditën e djeshme ka konstatuar xhamin e pasëm të mjetit të dëmtuar. Po punohet për përcaktimin e shkakut të ngjarjes. Në automjet nuk është vjedhur asgjë.

Më datë 04.01.2025, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F.D, 30 vjeç, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe banesën e tij, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, u gjet municion luftarak si dhe lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.