Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Lushnjë-Berat”, ku humbi jetën shtetasi N. H., 63 vjeç, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. I., 54 vjeç, drejtuesi i automjetit që përplasi 63-vjeçarin.

Gjithtashtu, u arrestuan shtetasit K. I., 34 vjeç, banues në Lushnjë, dhe A. B., 32 vjeç, banues Peqin, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Sh., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.