Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7 në akset rrugore, me logjistikë të avancuar

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7 me logjistikë të avancuar për sigurinë në akset rrugore të qarkut .
Gjatë 15-ditëshit të parë të muajit dhjetor, si rezultat i monitorimeve të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente si radarë automatikë, dronë cilësorë, poliskanë dhe dragera:
Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të përcaktuara nga neni 290 dhe neni 291 të Kodit Penal.
Janë vendosur gjithsej 3145 masa administrative, të ndara si më poshtë:
•Tejkalim shpejtësie: 630 masa
•Mosvendosje e rripit të sigurimit: 226 masa
•Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 118 masa
•Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 69 masa
•Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 11 masa
•Parakalim i gabuar: 289 masa
•Ndalim/ qëndrim i gabuar: 528 masa
•Mungesë siguracioni: 19 masa
•Xhama të zinj: 100 masa
•Shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 1155 masa
‍♂️ Siguria e Këmbësorëve
Në kuadër të rritjes së sigurisë për këmbësorët dhe disiplinimin e mjeteve, janë vendosur 374 masa për mosrespektim të këmbësorëve, sipas nenit 189/1 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe zonat e banuara, duke ndërmarrë masa konkrete për të minimizuar incidentet dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar rendin e sigurinë rrugore.
Policia apelon qytetarët:
 Respektoni rregullat e qarkullimit
 Shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
Mos kryeni parakalime të gabuara dhe respektoni kufizimet e shpejtësisë
Për një qarkullim më të sigurt!
https://youtu.be/ULSqxwBGE5k