Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Kuçovë ndaloi shtetasin A. Th., 23 vjeç, banues në Kuçovë, në zbatim të vendimit të datës 31.05.2023 të Gjykatës së Beratit, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit D. G., kryer në muajin maj të vitit 2023, në Kuçovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.