DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin P. I., 52 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin gjerman L. S., 29 vjeç, pasi i ka marrë një shumë parash një 60-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 34 vjeç dhe E. F., 33 vjeç. Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi nga veprimet hetimore të kryera për një konflikt të ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Korçë, dyshohet se shtetasi E. F., 33 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin V. B., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi M. C., pronari i lokalit, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin E. F., si punonjës sigurie në lokal. Arma e shërbimit e shtetasit E. F. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.