Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. M., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

E. Xh., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, pasi i ka shitur një 26-vjeçari, një kamion me ndërhyrje në numrin e shasisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kamioni dhe dokumentet e tij;

A. S., 24 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar fruta (manderina), pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 24 tonë manderina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.