Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin M. M., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin I. M., 64 vjeç, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 53 vjeç, banues në fshatin Lavdan, pasi ka kryer punime ndërtimi të paligjshme në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.