Arrestohet në flagrancë një shtetas që shiste në qytet, doza të lëndës narkotike cannabis sativa.
Sekuestrohen dhjetëra doza të kësaj lënde, që iu gjetën atij, gjatë kontrollit fizik.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua shtetasi:
A. Ç., 18 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe e ndante në doza të cilat më pas i shiste në ambiente dhe lagje të ndryshme të qytetit.
Gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 18-vjeçarit, dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me shtetasin A. Ç., për këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.