Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E. G., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin D. T., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. F., 33 vjeçe, pasi në fshatin Mengël, automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasen A. S., 40 vjeçe dhe djalin e saj 4 vjeç, këmbësorë;
-A. B., 18 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. Z., 60 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. Z.;
-B. T., 30 vjeç, pasi në lagjen “Holta”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 30-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-një 17 vjeçar, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “28 Nëntori”, i ka vjedhur biçikletën shtetasit S. T., 42 vjeç. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Q., 50 vjeç, banues në Berat, me detyrë Jurist i AShK, Berat, pasi për këtë institucion ka kallëzuar një 50-vjeçar, se nëpërmjet dokumenteve false, është kryer kalimi në pronësi të një shtetasi tjetër, i një objekti që ai pretendon se është pronë e tij;
-D. S., 50 vjeç, banues në fshatin Lumas, pasi u kap në këtë fshat, teksa shiste duhan të grirë, në kundërshtim me rregullat.
Sekisioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj. alias F. L., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.
Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një stemë si e Policisë, që mbahej pa të drejtë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. G., 40 vjeç, banues në Berat, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte dhe për të kryer testin e alkoolit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Arrestohen 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-H. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-V. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 38 vjeç, Y. V. (K)., 38 vjeç, A. H., 42 vjeç, A. D., 37 vjeç, dhe A. H. (K)., 37 vjeç, banues në Bathore. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, nuk iu janë bindur ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
-D. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-F. B., 19 vjeç, banues në Petrelë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
-J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
-A. J., 46 vjeç dhe Ë. D., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-L. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja K. V., 20 vjeç, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 73 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. Janë vënë në pranga 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta dhe/ose municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të krimeve ekonomike. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit, njëri prej tyre me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për rastin tjetër, vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë. Për një rast të mëparshëm të falsifikimit të monedhave, është ndaluar 1 shtetas.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve kibernetike, njëri prej tyre me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për 3 rastet e tjera, vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë.
Janë evidentuar 5 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për rastet e tjera në këtë fushë.
Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 8 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i organizimit online të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, për të cilin vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë;
-nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetase e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, është ndaluar.
Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 10 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.