Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 44 vjeç, banues në fshatin Murras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit J. B., 40 vjeç dhe G. B., 52 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
-Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja Sh. U., 45 vjeçe, se më datë 04.11.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi S. U., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 47-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.