DVP Durrës
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasin L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. D., 20 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. J., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Kavajë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin Th. K., 69 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Më datë 06.11.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi D. P., 38 vjeç, banues në Durrës, se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurake i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sh