DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 24 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin N. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës;

K. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;

I. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dajës së tij;

E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Më datë 05.11.2024, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur plotësisht një automjet tip “Ford”, në pronësi të një subjekti privat. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.