Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. G., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke punuar me troko në një vendparkim automjetesh, aksidentalisht ka shkaktuar një zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar pjesërisht disa pemë dekorative.

-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. M., banuese në fshatin Kosinë, Përmet, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 dynym tokë me bimësi të ndryshme.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy shtetas 16 vjeç, pasi kanë shpërndarë një foto intime të një 15-vjeçareje, në rrjetin social “Tik-Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.