DVP Dibër – Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Dibër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.F., 29 vjeç, banues në fshatin Grevë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune, të shtetasit A.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.