Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Xh. Ç., 31 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka shitur një unazë në dukje floriri, në një argjendari në Fier, me qëllim përfitimin.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u shpall në kërkim shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, pasi nuk u gjet në banesë, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

-Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

S. Q., 68 vjeç, banues në Divjakë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Divjakë-Pushimi i shoferit”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Th. Gj., 67 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

A. T., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

A. Th., A. G. dhe J. B., pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.