Raporti i ngjarjeve, 30 tetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen Z. V., 75 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me thikë, mbesën e saj.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin S. P., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi të paligjshme në një objekt që ka në pronësi, në lagjen “1 Maji”.

Po nga Komisariati i Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., se 38-vjeçari e ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “Kushtrimi”, janë konfliktuar për motive të dobëta, shtetasi O. Gj., 18 vjeç, dhe një shtetas 17 vjeç.

Stacioni i Policisë Konispol referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. N., 19 vjeç, pasi ka dëmtuar xhamin e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Vrinë, për motive të dobëta.

Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin Gj. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Sektori i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. A., 52 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluam Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, ka humbur jetën në rrugë, shtetasi O. K., rreth 75 vjeç, banues në Vlorë. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec, arrestoi në flagrancë shtetasin R. Sh., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi kafeje dhe aksesorë për aparate ekspresi, në automjetin e një 62-vjeçari.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin L. I., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka prerë dru në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Bishnicë. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e 52-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në lagjen nr. 9, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një shkop metalik me hapje, një çekiç dhe një mjet prerës (thikë). Armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi L. M., i cili ka kallëzuar se më datë 28.10.2024, gjatë paradites, i kanë vjedhur automjetin e tij tip “Benz”, që e kishte parkuar në vendparkim nëntokësor. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Më datë 29.10.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Lekas, ka rënë zjarr në stanin e shtetasit E. K. Nga flakët ka pësuar djegie në trup shtetasi Sh. F., banues në fshatin Moravë, çoban i stanit, i cili si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

Maliq/Informacion paraprak-Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

Policia e Shtetit

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë, në drejtimin e prokurorive kompetente, për dokumentimin e paligjshmërive të kryera gjatë tubimeve të djeshme, në pikat lidhëse të këtyre qyteteve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, ju informojmë se:

Janë arrestuar 4 shtetas, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Janë referuar materialet në prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 195 shtetas, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.

Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyeteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, disa prej tubuesve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi, si dhe në drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 53 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Gjithashtu, janë arrestuar 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 195 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, mbi dyshime për paligjshmëri të kryera gjatë tubimeve të datës 29.10.2024.

Për vepra penale fushën e narkotikëve, janë vënë në pranga 8 shtetas, janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6. Për një rast në këtë fushë, të goditur rishtas, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprave penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i mitur është ndaluar, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.