Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, ku humbi jetën shtetasi M. K., 56 vjeç, ju informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan drejtuesin e automjetit, shtetasin L. B., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu u arrestua shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. L., 64 vjeç, E. Gj., 35 vjeç, dhe L. Gj., 55 vjeç, të 3 banues në Lushnjë, pasi nga kontrolloi i ushtruar në lokalin e shtetasit L. Gj., në celularët e shtetasve të mësipërm u konstatuan faqe të ngjashme me ato të lojërave të fatit.
Gjithashtu po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë u procedua penalisht dhe një shtetase e mitur pasi dyshohet të ketë vjedhur para në banesën e saj.
Dhe shtetasi B. Q., 33 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
—
Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, shtetasi V. Gj., 58 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.